Napoli është në pritje të shpallet kampion i Italisë për sezonin 2022/2023.
Dhe kjo do të ndodhë në rast se arrin rezultat pozitiv (barazim ose fitore) ndaj Udineses në ndeshjen e javës së 33-të në Serie A që zhvillohet në Dacia Arena.
Trajneri i ekipit mysafir, Luciano Spalletti, do t’i udhëheqë lojtarët e tij drejt suksesit përballë homologut vendas, Andrea Sottil.
Udinese: Silvestri; Becao, Bijol, Nehuen Perez; Ehizibue, Samardzic, Walace, Lovric, Udogie; Pereyra; Nestorovski.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Olivera; Anguissa, Lobotka, Ndombele; Elmas; Osimhen, Kvaratskhelia.