Rrëzohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE (Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër futjes së Kosovës në agjendë)
Mosvotimi i sotëm për të futur Kosovën në agjendë e vërteton atë që kemi dyshuar që nga fillimi: se procesi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk ka qenë i koordinuar me partnerë strategjikë të Kosovës.
Kjo Qeveri e ka përmbysur parimin e etabluar në politikën e Jashtme që Kosova nuk aplikon në asnjë organizatë pa koordinim me partnerë ndërkombëtarë dhe pa qenë të bindur se kërkesa mund të kalojë.
Mosvotimi i sotëm është një goditje e rëndë për përpjekjet disavjeçare për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Kosova është shumë fragjile për të provuar eksperimente, të cilat që nga fillimi janë të projektuara për të dështuar!
Ky është edhe një mesazh për kryeministrin Kurti: se çdo proces për avancimin e Kosovës në agjendën euroatlantike ndërlidhet me sukses në dialogun Kosovë – Serbi.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti qysh sonte duhet ta shkarkojnë të paktën ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Me këtë harxh në shtëpi duhet të shkojë edhe sekseri i tyre, Martin Berishaj.