Elizabeth Gowing, këshilltarja britanike e kryeministrit Albin Kurti për komunitete ka dhënë dorëheqje nga Zyra për Komunitete dhe Krthim. Krejt kjo, për shkak të pakënaqësisë së saj për mënyren se si u shpërndarë fondet për minoritete. Thirrja publike, konfirmonte se parashihej të ndaheshin rreth 500 mijë euro.
Ndonëse do të vazhdojë të punojë si këshilltare e Kurtit, Goëing ia konfirmoi Nacionales se ka dhënë dorëheqje nga Zyra për Komunitete dhe Kthim.
Më pas, më 31 maj, Zyra për Çështje të Komuniteteve në Qeverinë e Kosovës bëri thirrje publike për mbështetje rreth 500 mijë euro për OJQ-të dhe mediave.
Por në korrik, kur u shpall lista, këshilltarja britanike tregon se u befasua, u trondit e u zhgënjye pasi një numër shumë i vogël i OJQ-ve dhe mediave të përzgjedhura ishin me bazë për komunitete.
“Te henen me 11 korrik, lista eshte e shpallur. Isha e befasuar, e tronditur dhe e zhgenyer me faktin qe nje numer teje i vogel prej OJQ-ve dhe mediave te perzgjedhura per perkrahje financiare jane organizate me baze ne komunitet, qe kam kerkue te jete kritere per thirrje sipas kerkesave te komuniteteve ne konsulltim. Kam kontrollue ne regjistrin publik te OJQ-ve per konfirmim nese OJQ kane ne fusheveprimin e tyre dicka qe lidhen me komunitetet. Ate nate – me 11 korrik – kur kam nxjerre deshmi qe nuk jane te perfshire OJQ me baze ne komunitet (prej 42 OJQ te perzjedhur ne listen preliminare kam gjete vetem 3 shembuj qe jane me nje baze te tille, sipas emrave ne liste dhe regjistrit), i kam shkruajte Kryeministrit per me shpjegue qe nese qendron nje liste e tille, duhem me dhane doreheqje nga puna ime me Zyren per Ceshtje te Komuniteteve. Kam punue intensivisht ne terren per ma shume se nje vit dhe me partnere te shumta per me krijue besim ne ZCK prej te gjithe komuniteteve joshumice, dhe nje liste nga Zyra ku propozohet te ndahet gjysem milion euro tek perfitues te tilla nuk eshte dicka qe mundem me mbrojte para komuniteteve.” – ka thënë tutje ajo në letrën e dërguar Zyrës së Kryeministrit.