Sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se ish-ministri Arben Vitia është punësuar në laboratorin “Olive” me një pagë të majme prej 5,000 eurosh. Haxhiu ka ngritur shqetësimin e tij se vendi i ri i punës së ish-ministrit mund të jetë konflikt interesi.
“A jeni në dijeni se ky veprim i Arben Vitisë si ish-ministër i Shëndetësisë është konflikt i interesit, pasi që “Olive” është licencuar nga MSH për testet PCR?”, i është drejtuar Haxhiu ministrit aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifi.