Këngëtari Blero është bërë i gjallë me një fotografi në Story të Instagramit e ku është në shoqëri të një prezantuesi kosovar
Blero Muharremaj është përfolur gjatë tërë ditës së sotme nga mediat kosovare se është ndarë nga modelja Afrona Dika.
Në fakt, Express kishte shkruar para disa dite se në marrëdhënie të çiftit mund të këtë krizë, pasi që çifti nuk kishte postuar foto së bashku në Instagram për një kohë të gjatë.
Por, në orët e mbrëmjes Blero ka reaguar me një foto.
Ai është aty bashkë me prezantuesin Robert Bojaj dhe dramaturgen Getoarbë Mulliqi.
“Familja”, ka shkruar ai mbi këtë fotografi.
Gazeta Express ka tentuar që të bisedojë me Bleron gjatë ditës dhe edhe në orët e mbrëmjes por këngëtari e ka pasur të fikur telefonin e tij. /GazetaExpress/