Me datën 1 qershor në mesditë, në fshatin Lloshkobar të Ferizaj një grua aksidentalisht ishte ishte rrëzuar lënduar në një lokal. Pas lëndimit, guraja kishte marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e njëjta nuk ka arritur t’iu mbijetoj plagëve dhe ka vdekur të mërkurën(07.06), shkruan Gazeta Metro.
Policia ka bërë të ditur se nga QKUK është raportuar se gruaja e cila ishte lënduar aksidentalisht, ka vdekur.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Me 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë