Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për shkak të një përleshje fizike në fshatin Miradi e Ulët në Fushë Kosovë, teksa një tjetër i dyshuar mbetet ende në arrati.
Rrahja e katër të dyshuarve ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, shkruan lajmi.net.
“Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalur për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.