Një person është arrestuar pasi ka qëndruar për disa ditë me një vajzë të mitur në Fushë Kosovë.
Në stacionin policor dje është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur.
Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.