Lajmi për sekuestrimin e llojit të drogës “Amfetaminë” nga Policia e Republikës së Kosovës te gazetari Vullnet Krasniqi, bëri bujë në media.
Lidhur me rastin, reagoi edhe gazetari Berat Buzhala, i cili tha se Vullneti nuk është duke e vazhduar punën në Nacionale, derisa të dëshmohet se i njëjti nuk ka kryer ndonjë vepër penale për të cilën akuzohet, edhe pse ai beson në pafajësinë e tij, shkruan Gazeta Papirus.
Papirus ka pyetur avokatin e njohur, Xhevdet Smakiqi se cili është dënimi që e rëndon mbi gazetarin në rast të gjetjes së substancave narkotike dhe a duhet të largohet nga puna.
Smakiqi u shpreh se Kodi i Procedurës Penale sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e parasheh prezumimin e pafajësisë deri në shpalljen e aktgjykimit.
“Kodi i Procedures Penale dhe Kushtetuta e Kosovës e ka garantuar prezumimin e pafajësisë deri në aktgjykim të formës se prerë nga Gjykata.
Prandaj jo vetëm gazetarët po secili qytetarë që dyshohet nga Prokuroria ndiqet dhe akuzohet është i pafajshëm deri në aktgjykim te formës së prerë.
Tutje avokati shtoi: “Prandaj sipas meje kjo garanci kushtetuese dhe e Kodit te Procedures Penale nuk nënkupton që personi i dyshuar të largohet nga puna.
Përjashtim duhet të bëjnë pozitat e larta publike dhe politike jo që kërkohet nga Kodi i Procedurës Penale, por për shkak të etikës dhe përgjegjësisë publike duhet të dorëhiqen ose të shkarkohen”.
/GazetaPapirus/