Toby Codman është avokati i një prej drejtuesve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai në një intervistë për T7 ka folur rreth dënimit të klientit të tij nga Gjykata Speciale.
Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë – një vit e 8 muaj pasi ishte arrestuar për publikimin e disa dokumenteve që i kishin shkuar në zyrë e pretendohej se në to kishte detaje për dëshmitarët e mbrojtur.
Avokati tregon për gjendjen pas dënimit dhe për bisedën që e ka pasur me Haradinajn një ditë para se të mbahej gjyqi ndaj tij.
“Është gjithmonë e vështirë, ato momentet e para, kur një person ishte dënuar në rrethanat e tilla dhe merr një dënim që mund ta përshkruajmë vetëm si jashtëzakonisht joproporcional. Kam takuar z. Haradinaj një ditë më parë, në njësinë e paraburgimit, ku diskutuam se cilat ishin përfundimet e mundshme të seancës dhe ishte i përgatitur për dënim”, thotë Codman, transmeton Gazeta Express.