E.K, 42-vjeçar ka shtënë me armë zjarri më janar dhe është xhiruar.
Ai është identifikuar nga Policia dhe është shoqëruar në stacion policor.
Atij i është sekuestruar një armë automatike AK 47, një fishek dhe një karikator.
Prishtinë 18 janar 2023 – Në kuadër të punës parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar:
Një armë automatike AK 47,Një copë fishek, si dheNjë karikator.
I dyshuari;
E. K, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.