GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

U kaplua nga zjarri, Spitali i Pejës del me njoftim

01/06/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
U kaplua nga zjarri, Spitali i Pejës del me njoftim
Share on FacebookShare on Twitter

Spitali i Pejës ka dalë me një njoftim për zjarrin që ka kapluar dhomën ku mbahen pajisjet e teknologjisë informative, gjatë javës së kaluar. Nga ky spital konfirmuan se zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga një person i maskuar, por që thanë se për shkak të mosndërhyrjes në punën e hetuesisë nuk e kanë publikuar më herët këtë informacion.

Ata e kanë cilësuar këtë sulm brutal dhe të tmerrshëm.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë është përballur me një sulm brutal dhe të tmerrshëm. Për dallim që dyshimet e para sipas ekspertizës fillestare ishte që zjarri u shkaktua nga ndonjë defekt elektrik, gjatë hetimeve dhe shikimit të kamerave të sigurisë u pa që zjarri u vua qëllimshem nga një përson i maskuar. Qysh në orët e para pas sulmit, pas verifikimit të incizimeve në kamerat e sigurisë, e kemi kuptuar që ishte një sulm kriminal, i qëllimshëm ndaj institucionit tonë shtetëror, por pas konsultimeve me hetuesinë, nuk e kemi publikuar menjëherë këtë informacion për të mos penguar hetimet, pasi kemi qenë të sinkronizuar në tërësi me organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Tutje ata thanë se zjarri është lokalizuar menjëherë sepse në të kundërtën sipas tyre do të rrezikohej edhe jeta e pacientëve dhe stafit të spitalit.

“Në mengjesin e hershem të mërkures, rreth orës 02:20 pas mesnate, një person, sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ka hyrë me forcë në dhomën ku janë pajisjet e Teknologjisë Informative dhe i ka vënë flakën kësaj dhome. Ky akt i paprecedent ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka tronditur thellë stafin dhe pacientët tanë. Megjithatë, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur humbje jetësh apo humbje të dhënash. Ky sulm na ka goditur në zemër të veprimtarisë sonë dhe na ka bërë të ndiejmë pasigurinë që kjo situatë e krijuar nga aktet kriminale ka sjellë.”, thuhet tutje në njoftim.

E në ambientet ku ka ndodhur zjarri, ka pasur dokumente që nga themelimi i tij.

“Në ambientet ku ka ndodhur sulmi gjendet edhe arkiva e spitalit me plot dokumente që nga themelimi i spitalit, dhe në këtë bllok të spitalit janë të përqendruar shumica e shtretërve të spitalit. Jemi me fat që zjarri është lokalizuar shpejt, sepse përndryshe do të kishim tragjedi, ngase sulmuesi rrezikoj jetën e qindra pacientëve dhe personelit tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Për këtë zjarr ka njoftuar edhe policia e Kosovës.

Ata e kanë cilësuar rastin si zjarrvënie, teksa nuk raportohet për të arrestuar për rastin.

Tags: Spitali i Pejes
ShareTweetShare
Previous Post

Ligjin vazhdon ta bëj Reali në Champions League, kampion për herë të 15-të

Next Post

I nxehti afrikan prek Shqipërinë

Next Post
I nxehti afrikan prek Shqipërinë

I nxehti afrikan prek Shqipërinë

Lajmet e fundit

Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
Kërcënimi ndaj Osmanit, reagon ashpër burri i saj: Janë pasojë direkte e mosveprimit

Kërcënimi i Presidentes nga llogaria “Rrap Tap”, inicohet rast penal, policia jep detaje

20/05/2025
Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

Zvicra do të ketë një monedhë të re që i ngjan euros

20/05/2025
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Kush janë emrat që përmenden në audio-incizimet e Milaim Zekës?

20/05/2025
“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

“Ia ka marrë shpirtin me dorë”- Dëshmitarët tregojnë për maltretimet e të akuzuarit Lutvija ndaj civilëve gjatë luftës

20/05/2025
Rama nga Saranda: Një parti e madhe si PS është për interesin kombëtar

Rama falënderon diasporën pas zgjedhjeve: Vota juaj, mesazh i fuqishëm drejt BE-së

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.