Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut ka ndaluar dy serbë me inicialet A. R. dhe L. V, të cilët i kanë thyer xhamat e disa kioskave pas mesnatës.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë zënë në flagrancë dhe se fillimisht kishin tentuar t’i ikin patrullës së policisë, për t’u ndaluar më pas në rrugën “Kral Petri”.
Është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë në tentative” dhe me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.