Një person është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij në Gjakovë, mëngjesin e djeshëm
Sipas familjarëve, viktima mashkull ka qenë me probleme shëndetësore.
Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, teksa rasti është iniciar si ‘hetim i vdekjes’.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka qenë me probleme shëndetësore dhe nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e PK-së.