Një shtetase ruso-amerikan është liruar në një shkëmbim të burgosurish mes Moskës dhe Uashingtonit, transmeton Gazeta Papirus.
Balerina amatore Ksenia Karelina, një banore në Los Angeles, kishte qenë në burg në Rusi për më shumë se një vit, pasi u arrestua në qytetin e Yekaterinburg në fillim të vitit 2024.
Ajo u shpall fajtore për tradhti për dhurimin e parave për një bamirësi me bazë në SHBA që ofron mbështetje humanitare për Ukrainën dhe u dënua me 12 vjet në një koloni penale.
Në këmbim, SHBA thuhet se liroi Arthur Petrov, një shtetas i dyfishtë gjermano-rus i arrestuar në Qipro në 2023.
Shkëmbimi i të burgosurve u bë në Abu Dhabi në orët e para të së enjtes.