Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë Dritan Goxhajt, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, i arrestuar më 31 korrik, në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Përmes një letër porosie, autoritetet kosovare informuan palën shqiptare se ndaj tij ka nisur një procedim penal, për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Togat e zeza shqiptare kanë kërkuar informacion shtesënga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit te UÇK-së.
Përballë togave të zeza, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.