Një pjesëmarrës në procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025 ka raportuar për vonesë në marrjen e pagesës për punën e kryer.
Në një përgjigje të konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, për KlanKosova.tv, theksohet se shkaku i këtij problemi nuk ka lidhje me KQZ, por me gabime të bëra nga vetë personat e angazhuar.
Elezi sqaroi se KQZ është duke vazhduar procedimin e listave të personave të angazhuar për pagesë në Ministrinë e Financave dhe se ky proces është në fazën përfundimtare.
Shpjegimi për vonesat lidhet me gabime të zakonshme që ndodhin në çdo proces zgjedhor, siç janë gabimet në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive ose jopersonale.
“Ka persona që ende nuk i kanë marrë mjetet që i takojnë për arsye të ndryshme dhe që po përseriten në çdo process zgjedhor, si: gabime në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive apo edhe llogari jopersonale. Në këto raste, janë duke u bërë përmirësimet në mënyrë që KQZ t’i ridërgojë për pagesë në MF”, bëri të ditur Elezi, transmeton Gazeta Papirus.