Ankara- Turqia shkon sot në zgjedhje.
Qytetarët turq janë drejtuar sot për të dytën herë në 14 ditë drejt qendrave të votimit, në një nga votimet më kritike të viteve të fundit, për të zgjedhur njeriun që do të mbajë në dorë fatin e vendit për pesë vitet e ardhshme.
Nga ora 08:00, votuesit do votojnë në qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe u kërkohet të zgjedhin midis dy emrave, këtë herë, për të zgjedhurin e tyre: Tayyip Erdogan ose Kemal Kilicdaroglu.
Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 17:00 dhe numërimi i votave do të fillojë menjëherë, ndërsa në një kohë relativisht të shkurtër pritet shpallja e rezultateve përfundimtare nga Ministria e Brendshme turke.
Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, i cili do të shërbejë një mandat pesë-vjeçar, rreth 61 milionë votues do të votojnë në 191,884 qendra votimi.
Sipas rezultateve përfundimtare të raundit të parë të 14 majit, numri i votuesve të regjistruar në vend ishte 60.721.745.
Në raundin e parë Erdogan kishte epërsi por, nuk arriti të kalojë pragun e nevojshëm.