Turqia ka lansuar një ofensivë të re tokësore dhe ajrore matanë kufirit në Irakun verior kundër militantëve kurdë.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se aeroplanët luftarakë dhe artileria kanë qëlluar caqe që i përkasin Partisë Punëtore Kurde. Njëherësh, trupat komando kanë kaluar kufirin tokësor, duk iu ndihmuar edhe me helikopterë ushtarakë.
PKK-ja ka disa baza në Irakun verior dhe ka përdorur territorin irakian për të kryer sulme në territorin turk. Turqia ka kryer edhe në të kaluarën sulme në territorin e shtetit fqinj në kuadër të aksioneve kundër grupit militant të kurdëve.
PKK-ja e lufton ushtrinë turke prej vitit 1984 dhe është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.