Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të thërrasë një takim në Bruksel në ditët në vijim me zyrtarë të lartë nga Suedia, Finlanda dhe Turqia për të diskutuar kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Stoltenberg tha se është në kontakt të ngushtë me presidentin Erdogan dhe liderët e Finlandës e Suedisë.
Blinken tha se kishte një “konsensus të fortë brenda NATO-s, gjerësisht, për të mbështetur pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës” në NATO dhe ai ishte i bindur se do të ndodhte.
/GazetaExpress/