“Me mbi 63% të votave të numëruara në gjithë Turqinë, Presidenti Erdoğan me 51.44% të votave vazhdon të ket avantazh përpara kundër kandidatit më të afërt Kilicdaroglu me 42.61%.
Simulimet tregojnë se Erdoğan mund të fitoj që sonte. Por në rast se do të bjerë nën 50 për qind, ajo do të jetë me një diferencë të vogël.
Edhe nëse do të ketë raund të dytë, do të jenë zgjedhje formale.
Megjithatë, në çdo skenar, Kılıçdaroğlu ka një disavantazh dërrmues. Pasi përveç zgjedhjeve presidenciale, në ato parlamentare Aleanca e udhëhequr nga Erdoğan ka një përparësi shumë të thellë” shkruan gazetari Abdylvehab Ejupi