Dy grupe kriminale janë përleshur me armë mes vete në Turqi.
Si pasojë e goditjes nga plumbi qorr, u vra një foshnje e moshës 1 vjeç e gjysmë.
Nga përleshja u plagosën po ashtu edhe shtatë persona të tjerë.
Siç raportojnë mediat turke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Adanasë, më saktësisht në lagjen Gulbahçesi.
Të plagosurit, si dhe foshnja ishin dërguar në spitale të ndryshme të këtij qytetit, por edhe përkundër ndërhyrjes së mjekëve, kjo e fundit nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.
Personat e dyshuar janë dërguar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast penal