Ricardo Gutiérrez, sekretari i Përgjithshëm në Federatën Evropiane të Gazetarëve, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësish duke ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova.
Gutierrez, në reagimin e tij ka thënë se sot Kosova është në zi dhe se ky vendim i ministrisë është një akt jashtëzakonisht i rëndë.
“Kosova në zi… Tërheqja e certifikatës së biznesit të një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Sidomos kur flasim për transmetuesin kryesor privat të një vendi”, ka thënë ai.