Deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli ka refuzuar të përgjigjet për shpenzimet për karburant të publikuara në media mbrëmë.
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Avdyli nuk deshi të komentojë për këtë çështje duke thënë se është i zënë në një takim dhe e mbylli telefonin.
“Jam nxan në një takim, tung, ditën e mirë”, i tha Avdyli Gazetës.
Haxhi Avdyli është në listën e 10 deputetëve që kanë shpenzuar më shumë para nga buxheti i shetit për të mbuluar shpenzimet e derivateve.
Ai ka shpenzuar gjithsej 630 euro për rrugën Prishtinë-Prizren për periudhën nëntor-dhjetor 2021.