Kryetari i Komunës së Ferizajt nga radhët e PDK-së, Agim Aliu e ka hupur tubimin në këtë qytet, Aliu para turmës së madhe të simpatizuesve të PDK-së, u shpreh se Ferizaj ka vendosur për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.
“Të dashur Ferizajas ora e fitores po afron, koha e PDK-së ka ardhur, e gjithë Kosova e njeh fuqinë e PDK-së, qytetarët e Kosovës nuk kanë kohë më të presin, ata tashmë nga çdo anë e Kosovës duan zhvillim.
Ferizaj ka zgjedhur tashmë Partinë Demokratike Të Kosovës, Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës”, u shpreh i pari i Ferizajt.