Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët.
Sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.
Postimi i plotë:
Niveli i sundimit të ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. “Të fortët” që sfidojnë ligjin çdo herë e më shumë po inkurajohen nga qeveria e paaftë që ka dështuar për të fuqizuar luftën kundër krimit.
Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.
Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme.