GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Truproja e Vulinit që u vra në veri bënte fushatë parazgjedhore në mbështetje të Vuçiqit në Kosovë

27/09/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
Truproja e Vulinit që u vra në veri bënte fushatë parazgjedhore në mbështetje të Vuçiqit në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Bojan Mijailoviq, njëri nga terroristët e vrarë që ishte pjesëmarrës në sulmin kundër Policisë së Kosovës në mëngjesin e së dielës në Banjskë të Zveçanit, është konfirmuar se kishte qenë truprojë e Aleksandar Vulin, shefit të Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë e njohur si BIA, gjatë një vizite në Kosovë, në vitin 2013.

Lidhjen e Mijailoviq më Vulin e konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka shkruar ministri Sveçla.

Mirëpo, siç shkruan KALLXO.com, Mijailoviq kishte qenë pjesë aktiviteteve të fushatës parazgjedhore të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Në qershor të vitit 2020, disa ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, Mijailoviq është parë bashkë me aktivistë të jerë dhe me ish-kryetarin e Leposaviqit nga Lista Serbe, Zoran Todiq, i cili në atë ditë po vizitonte qytetarët në fshatin Jellakcë për t’iu shpërndarë ushqim dhe pajisje shtëpiake.

Siç thuhet në një komunikatë, e publikuar në faqen e Listës Serbe, dega në Leposaviq, Todiq në vizitën e tij ishte shoqëruar nga “bashkëpunëtorë dhe aktivistë të Partisë Përparimtare Serbe”.

Sipas postimit, “aktivistët e Partisë Përparimtare Serbe Leposaviq, si shumë herë më parë, shpërndanë ndihma në formë të pakove ushqimeore, produkte higjienë dhe mjete të tjera, por edhe ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre për të ardhmen”.

Mijailoviq por edhe bashkëpunëtorë e aktivistë të tjerë shihen që kanë të veshur bluza me mbishkrimin “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë”, që ka qenë sllogani i fushatës së partisë së Vuçiqit në zgjedhjet e vitit 2020, teksa shpërndajnë ndihmat e përmendura në njoftim.

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi ishin mbajtur më 21 qershor të vitit 2020, kur bota po përballej me pandeminë COVID-19. Zgjedhjet fillimisht ishin caktuar të mbahen në prill por ato u anuluan për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra, një tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të 24 shtatorit.

Organet e rendit zyrtarisht kanë konfirmuar se tre pjesëtarë të grupit terrorist janë vrarë dhe tetë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

Prokuroria Speciale e kishte konfirmuar se të dyshuarit ata do të hetohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Millan Radoiçiq u pa në Manastirin e Banjskës. Pamjet e marra nga droni shfaqën një grup terroristësh të armatosur e uniformuar, të cilët mbanin maska e kapela ushtarake.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në njërën prej veturave të grupit terrorist, që është konfiskuar në Banjskë të Zveçanit, janë gjetur edhe dokumente të Millan Radoiçiqit, i cili është person i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, njëherazi nënkryetar i Listës Serbe.

Dokumentet e gjetura janë leje për posedim të armëve me emrin e Millan Radoiçiqit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në njërën prej veturave të grupit terrorist, që është konfiskuar në Banjskë të Zveçanit, janë gjetur edhe dokumente të Millan Radoiçiqit, i cili është person i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, njëherazi nënkryetar i Listës Serbe.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se më 26 shtator 2023, i ka liruar 4 personat e arrestuar në Banjskë të Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, në ditën e sulmit terrorist.

Sipas Prokurorisë, ata janë liruar në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës, përderisa tre të arrestuarit e tjerë gjenden nën masën e paraburgimit të caktuar të martën pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Tags: kosovaserbiavrasjaVulinzgjedhjet
ShareTweetShare
Previous Post

Musliu: Kurti dhe Sveçla duhet të pushojnë nga adrenalina dhe euforia, të bëhet hetim si erdhi deri te sulmi terrorist

Next Post

Mushkolaj pyet: Pse Prokuroria Speciale kërkoi tërheqjen e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin?

Next Post
Mushkolaj: Janë bërë dy Albina, njëri që thotë s’e bëj Asociacionin dhe tjetri që çdo veprim e bën për ta krijuar atë

Mushkolaj pyet: Pse Prokuroria Speciale kërkoi tërheqjen e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiqin?

Lajmet e fundit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

Ekspertët zbulojnë: Kjo është pozita më e mirë për të fjetur nëse keni dhimbje shpine

18/05/2025
Horoskopi për ditën e sotme

Horoskopi për ditën e sotme

18/05/2025
Mot i vranët e me intervale me diell

Sot mot më i ngrohtë në Kosovë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

Një shqiptar nga Mali i Zi i shpëton jetën një të aksidentuari rëndë në rrugën e Kombit

18/05/2025
Vdes papritur një grua në QKUK – familjarët kërkojnë obduksion

Vdes gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot

18/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.