Trupi i Maria Clara Urdangaray, 27-vjeçare nga Argjentina, e cila dyshohet të jetë vrarë nga partneri i saj në Fushë Kosovë, ende gjendet ne Kosovë.
Kështu ka njoftuar gazetari Idro Seferi, i cili ka bërë të ditur se trupi i së ndjerës është ende në Kosovë dhe se procedurat për rikthim në vendlindje po i kushtojnë 4200 euro.
“Jam kontaktuar nga familja e te rese nga Argjentina e cila humbi jeten ne Kosove pasi dyshohet se u vra ne Fushe Kosove pasi i shtye nga nje ballkoni. Kufoma e te ndjeres ende nuk i eshte kthyer familjes edhe pse procedurat jane kryer pasi familja nuk ka para per te paguar shumen e mbetur prej 4200 euro per ta bere varrim e saj ne vendlindje. Jam lutur qe ta ndaj me ju kete postim sic eshte shkruar edhe nga vet prinderit dhe nese dikush deshiron ta ndihmoj disi familjen”, ka njoftuar ai.
Fjalët e familjarëve të së ndjerës dhe të dhënat e nevojshme për ndihmë financiare:
Na ndihmo ta përhapim fjalën që të mund të sjellim eshtrat e vajzës sonë të dashur. Ne jemi Facundo dhe Magdalena prindër të Maria Clara Urdangaray. Kjo llogari u arrit mirë falë angazhimit të drejtuesve të Banco Nación, shtëpisë mëmë të Bs As dhe menaxherit të degës Tolosa, faleminderit pafund për ndihmën. Nga ana tjetër, dua t’ju bëj me dije se llogaria është e aktivizuar, si për donacionet vendase ashtu edhe ato të huaja. Në foto mund të gjeni të gjitha të dhënat e nevojshme për të vazhduar bashkëpunimin për riatdhesimin. Faleminderit për dashuri dhe solidaritet.