Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha të mërkurën se do të emëronte senatorin Marco Rubio nga Florida për Sekretar të Shtetit.
Vendimi i Trumpit, i cili ishte parashikuar, i shtohet ekipit të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare që ai po e plotëson shpejt në ditët pas rizgjedhjes, raporton NYT, transmeton Klankosova.tv.
Rubiou zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2010. Ai ka shprehur një qasje agresive të politikës së jashtme ndaj Kinës, Iranit dhe Venezuelës, vende që Trumpi i kritikonte shpesh gjatë fushatës.
Trump, në një deklaratë, tha se Rubio do të ishte “një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur që nuk do të tërhiqet kurrë para kundërshtarëve tanë”.