Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka bërë një postim në platformën e tij “Truth Social” duke shprehur “dashurinë” e tij për popullin rus dhe “marrëdhënien e tij të mirë” me Putinin, dhe më pas ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë me fjalët “STOP kësaj lufte qesharake!”.
“VETËM DO TË PËRKEQËSOHET. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse, ka shkruar Trump.
Është koha për të ‘BËRË NJË MARRËVESHJE’. NUK DUHET TË KETË MË HUMBJE JETE”, ka shtuar ai.
Rusia është tashmë vendi më i sanksionuar në botë dhe ka shumë pak entitete apo sektorë kyç që nuk janë tashmë subjekt i kufizimeve të SHBA-së dhe Evropës.
Bankat ruse dhe ndërmarrjet ushtarako-industriale janë përshtatur dhe kanë zhvilluar zgjidhje për t’iu shmangur sanksioneve ekzistuese.