“Unë mendoj se lufta [në Ukrainë] mund të përfundojë së shpejti, brenda javësh, nëse jemi të zgjuar”, tha sot presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.
“Nëse nuk jemi të zgjuar, do të vazhdojë…ne nuk e duam këtë”, shtoi ai
“Mos harroni atë që thashë, kjo mund të përshkallëzohet në një luftë të tretë botërore, ne nuk e duam as atë”, tha tutje ai.
Trump ndau një telefonatë të fundit me presidentin rus Vladimir Putin gjatë së cilës liderët ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.