Donald Trump ka njoftuar zyrtarisht se ShBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar.
Presidenti amerikan njoftoi zyrtarisht marrëveshjen nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, raporton Skynews.
Ai theksoi se “detajet përfundimtare po përpunohen”, por se “pothuajse gjithçka është miratuar” dhe shtoi se kompanitë amerikane të kimikateve, makinerive dhe “industriale” do të kenë qasje të përmirësuar në tregjet e Mbretërisë së Bashkuar.
“Marrëveshja përfshin miliarda dollarë qasje të shtuar në treg për eksportet amerikane, veçanërisht në bujqësi, duke rritur ndjeshëm qasjen për mishin e viçit amerikan, etanolin dhe praktikisht të gjitha produktet e prodhuara nga fermerët tanë të shkëlqyer”, deklaroi Trump.
Ai e përshkroi Mbretërinë e Bashkuar si “një nga aleatët më të mëdhenj” të ShBA-së.
Trump falënderoi kryeministrin Starmer duke e quajtur “të mrekullueshëm” dhe duke thënë se të dy vendet kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.