Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump së fundi ka qëndruar në Kaliforni, për të parë nga afër situatën pas zjarreve që kanë shkatërruar shumë shtëpi e kanë shënuar edhe viktima. Atje i pranishëm ka qenë edhe Richard Grenell, figurë politike e njohur dhe shumë e komentuar në Kosovë.
Trump, në administratën e dytë të tij, ka vendosur që ta emërojë Grenellin si emisar special për misione të veçanta.
“I dërguari presidencial, Ric Grenell, i cili ka bërë një punë fantastike për mua përgjatë viteve. Ka qenë ambasador në Gjermani, dhe ka qenë fantastik” – tha fillimisht presidenti amerikan, transmeton Nacionale.
Tutje, ai foli edhe për punën e Grenell:
“Ka qenë fantastik. Dita më e lumtur në historinë e Angela Merkel, dhe ajo ka pasur një histori të gjatë, ka qenë dita kur e largova nga aty dhe e vendosa në krye të një niveli shumë të lartë të intelegjencës dhe njerëzve intelegjentë. Por nuk ishin inteligjentë mjaftueshëm për ta mashtruar atë. Ric Grenell ka qenë fantastik dhe ai jeton këtu”.