GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump flet mbi 30 minuta nga kulla e tij, gjyq i montuar

01/06/2024
në Botë, Drejtësi, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Trump flet mbi 30 minuta nga kulla e tij, gjyq i montuar

NATIONAL HARBOR, MARYLAND - FEBRUARY 24: Republican presidential candidate and former U.S. President Donald Trump speaks at the Conservative Political Action Conference (CPAC) at the Gaylord National Resort Hotel And Convention Center on February 24, 2024 in National Harbor, Maryland. Attendees descended upon the hotel outside of Washington DC to participate in the four-day annual conference and hear from conservative speakers from around the world who range from journalists, U.S. lawmakers, international leaders and businessmen. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)

Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u zotua se do të apelojë vendimin që e shpalli atë fajtor për 34 vepra penale që lidhen me përpjekjen e tij për të ndikuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të 2016.

“Ishte një gjyq i montuar”, tha me zemërim Trump, para një grupi gazetarësh dhe mbështetësish në kullën që mban emrin e tij në Manhatan.

Për 33 minuta, pa një fjalim të shkruar, Trump renditi një sërë kritikash lidhur me çështjen ndaj tij, lidhur me vendin dhe presidentin Biden.

Trump pretendoi pa prova se gjykatësi i çështjes ishte i korruptuar dhe i padrejtë dhe se procedurat ligjore në shtetin e Nju Jorkut ishin orkestruar nga Biden dhe zyrtarët federalë.

Presidenti Biden gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë vuri në dukje se vendimi i njëzëshëm kundër Trump erdhi pasi juria dëgjoi për 5 javë dëshmi për çështjen dhe se Trumpit i ishte dhënë çdo mundësi për të mbrojtur veten.

“Eshtë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se vendimi ishte i montuar vetëm sepse nuk i pëlqeu”, tha Biden të premten.

Juria prej 12 anëtarësh diskutoi me kujdes për rreth 10 orë, dy ditë me radhë para se të shpallte vendimin të enjten, duke e bërë Trump presidentin e parë të Shteteve të Bashkuara që gjykohej dhe dënohej për akuza penale.

Trump pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit kundër Joe Bidenit, demokratit që e mundi atë në zgjedhjet e 2020. Por Trump tani përballet me mundësinë që të vihet në shërbim prove ose të burgoset deri në katër vjet.

Masa e dënimit do të shqiptohet në 11 korrik, në mes të fushatës së tij elektorale për të drejtuar sërish Shtëpinë e Bardhë dhe vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan, të 15 korrikut, ku ai pritet të emërohet zyrtarisht si kandidat për president.

Trump pritet të apelojë dënimin dhe mund të vazhdojë garën presidenciale. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk e pengon atë që të bëhet president pavarësisht dënimit për kryerjen e veprave penale.

Ai përballet edhe me tre çështje të tjera penale, por rasti që u shqyrtua në Nju Jork mund të jetë i pari që mbyllet përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Trump u dënua pasi Michael Cohen, ish avokat i tij, dëshmoi se Trump i kishte thënë “thjesht bëje”– pra të bënte një pagesë prej 130 mijë dollarësh para zgjedhjeve të 2016 për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj për një marrëdhënie intime që ajo thotë se kishte patur me Trump një dekadë më herët.

Trump mohoi përsëri të premten të ketë patur një marrëdhënie me zonjën Daniels. “Nuk ka ndodhur kurrë, asgjë”, tha ai.

Arritja e një marrëveshjeje në këmbim të heshtjes nuk është e paligjshme. Trump u dënua për akuzat se falsifikoi të dhënat e biznesit të Organizatës Trump për të fshehur rimbursimin prej 130,000 dollarësh për Cohen në vitin 2017, i cili e kishte paguar me fondet e tij zonjën Daniels. Rimbursim u regjistrua si shpenzim ligjor i kompanisë së presidentit Trump.

Tags: Donald Trump UsaIsh Presidenti
ShareTweetShare
Previous Post

Kryeministri gjeorgjian kërkon të rishikohen marrëdhëniet me SHBA-në

Next Post

Përplasja në Shkabaj për rrënimin e xhamisë

Next Post
Përplasja në Shkabaj për rrënimin e xhamisë

Përplasja në Shkabaj për rrënimin e xhamisë

Lajmet e fundit

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Hyrja e zyrtarëve të Ibër-Lepencit në Kryqin e Kuq në veri, Lista Serbe: Do të kërkojmë takim urgjent me QUINT’in

20/05/2025
Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

Kompania Ibër-Lepenci e kthen objektin e marrë nga Kryqi i Kuq i Serbisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.