Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është dënuar sot nga një Gjykatë e Nju Jorkut për atë që njihet si rasti “Hush Money”, shkruan BBC.
Vendimi që ka marrë kjo Gjykatë s’do të ketë kurrfarë pasoje për Trump, as dënim me gjobë apo burg.
Trump këtë seancë gjyqësore e ka përcjellë përmes një video-lidhjeje dhe s’ka pasur asnjë reagim pas marrjes së vendimit.
Para marrjes së vendimit, presidenti i zgjedhur amerikan ka deklaruar se “Fakti është se unë jam plotësisht i pafajshëm. Nuk kam bërë asgjë të keqe”.