Analisti që është përkrahës i Qeverisë Kurti ka treguar se Vetëvendosjes nuk i ka besuar kur premtonte se nuk do të punësonte familjarë në organet publike.
Shala në Kanal10 ka thënë se e ka ditur që VV-ja do të punësojë familjarë në institucione.
“Unë e kom ditë se ti si Vetëvendosje ki me shti dikon të njofshëm në punë. Unë nuk i kom besu Vetëvendosjes kur thojke nepotizmi kur i kritikojke këta tjertë, kur thojke halla e teze i kanë shti nëpër puna e na skena me i shti, unë e kom ditë që kanë mi shti”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se nga VV ka pritur që të ndalet gjakderdhja financiare dhe të punësohen njerëz kompetent.
“Unë kom pritë me shti njerëz kompetent në punë dhe me ndalë gjakderdhjen financiare”, ka thënë ai.
Ndryshe VV edhe pse kishte kritikuar pushtetet e kaluara për punësime familjare e partiake ngjashëm kanë vepruar edhe ata.