Trofeu i Kupës së Botës ka ardhur në Kosovë, para se të përfundoj në Katar, aty ku do të mbahet Botërori i këtij viti.
Ardhja e këtij trofeu u mundësua nga “Coca-Cola”, e i pranishëm sot në Prishtinë ishte edhe legjenda e Arsenalit, Gilberto Silva, shkruan Gazeta Express.
Ish-futbollisti brazilian u shpreh tejet i lumtur që gjendet këtu dhe tha se ka dëgjuar për futbollin kosovar.
“Është vërtet kënaqësi për mua që sot jam këtu në Kosovë, të mësoj nga ju, të frymëzojmë gjeneratën e re më këtë trofe. Por, po ashtu të tregojmë me zemrat tona mënyrën sesi jetojmë ne, mënyrën sesi duhet shërbyer të gjithë ju. Kjo është kënaqësi tepër e madhe”, tha Silva.