Para fillimit të sezonës më të ngjeshur me koncerte e mbrëmje muzikore tri këngëtare të njohura të skenës muzikore shqiptare janë bërë bashkë për të shijuar disa ditë pushime në Turqi.
Bëhet fjalë për tre emra të njohur nga Maqedonia e Veriut, Big Mama, Tuna dhe Adelina Tahiri.
Yjet e showbizit që vijnë nga e njëjta trevë e shqiptarisë udhëtuan drejt një destinacioni luksoz të bregdetit turk dhe këtë e kanë bërë të ditur vet ato përmes rrjeteve sociale.
Nga pamjet duket se po ia kalojnë mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.