Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Klinë-Gjakovë.
Si pasojë e një përplasjeje, njëra prej veturave është rrokullisur.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.