Tre persona janë lënduar pas një përleshje me thika që ka ndodhur sonte pas orës 22:00 në një lokal në Pejë.
Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë.
Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Me rastin është duke u marrë Policia, ndërsa sipas burimeve të Klanit dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.