Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe në të janë përfshirë dy automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.
Tutje Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin.