Siç raporton “Nacional”, ka futbollistë që aktualisht luajnë te Barcelona dhe janë kundër skenarëve të rikthimit të Lionel Messit në Camp Nou.
Konkretisht, botimi pretendon se Marc-Andre Ter Stegen, Robert Lewandowski dhe Ansu Fati nuk duan që ylli argjentinas të rikthehet te Barcelona për arsye të ndryshme.
Kjo pakënaqësi është shprehur edhe në dhomat e zhveshjes, por edhe në administratë.
Fati, që është një nga asetet e skuadrës, nuk dëshiron të ndahet me “10”-ën në fanellë dhe nëse Messi do të kthehej, do ta merrte, gjë që nuk i pëlqeu aspak.