Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq ka reaguar ndaj Listës Serbe për deklarimet rreth betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Trajkoviq iu ka bërë thirrje atyre që të mos lejojnë të instrumentalizohen përsëri nga ata që Tarjkoviq thotë se “iu është lëkundur pushteti në Beograd”.
Ajo tutje ka shkruar se flamuri i Republikës së Kosovës i vendosur në komunat e veriut “është vetëm rezultat i politikës së tij katastrofike”, duke lënë të kuptohet se e ka fjalën për presidentin serb, Aleksnder Vucic
Trajkoviq në reagimin e saj u ka thënë serbëve të veriut se nëse do ta ndjekin Vuçiqin “për mbijetesë dhe në konflikt”, atëherë serbët s’kanë të ardhme në Kosovë.