GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Tragjedia në Pejë, sot pritet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit

15/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Tragjedia në Pejë, sot pritet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e së premtes në Pejë, ku në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë një person vrau nënën e tij.

Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar Driton Rugova nga Policia e Pejës.

Sahide Gashi do të jetë prokurorja e ngjarjes tragjike, sipas Telegrafit. Në një deklaratë për media ajo tha se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, por ai nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, tha të premten prokurorja. Ajo tha se do të vazhdojnë me hetime.

“Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në institutin e psikiatrisë forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo të lëndojë vetveten.

Ndërkaq, kreu i policisë, Ndue Nikolla nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja, ku theksoi  “për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe meqë ka të bëjë me rast brenda familjes, këto janë informacionet që nuk mund t’i japim”.

Sa i përket motiveve të vrasjes, Nikolla ka thënë se nuk dihen ende detaje të reja,  pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Tags: Prokuroria themelore e PejesTragjedia ne Peje
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet letra që familja e presidentit Rugova ia shkruajti Abazoviqit

Next Post

10 problemet më të zakonshme shëndetësore në botën moderne

Next Post
10 problemet më të zakonshme shëndetësore në botën moderne

10 problemet më të zakonshme shëndetësore në botën moderne

Lajmet e fundit

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.