Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale se një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë.
“Sot rreth orës 16 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalur edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë”.- ka thënë Rugova.
Në media paraprakisht u raportua se bëhet fjalë për një vrasje brenda familjes. Konkretisht sipas raportimeve dyshohet se djali e privoi nga jeta nënën e tij.
Lajmi në përditësim..