Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, shefi i DC Fire dhe EMS, John Donnelly, tha se varkat gjetën shpejt një nga avionët në lumë.
Kur u pyet për të mbijetuarit, shefi i zjarrfikësve tha se është e paqartë nëse ka ndonjë të gjallë, por se reaguesit e parë po punojnë për të gjetur viktimat.
“Ne nuk e dimë nëse ka të mbijetuar”, thotë ai, shkruan BBC.
Kryebashkiaku i DC, Muriel Bowser, konfirmoi se “të dy avionët janë në ujë” dhe se 64 persona ishin në bordin e avionit të American Airlines dhe tre ishin në helikopterin ushtarak.