Kanë vdekur nga korenti burrë e grua në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës.
Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi.
Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre, kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.
Në vendin e ngjarjes shkuan policvia dhe grupi hetimor.
Policia informon se ‘në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’.