Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, e ka quajtur tradhtar, rrenc e mashtrues kryeministrin Kurti, të cilit i ka thënë Albin Zajednica, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ai nuk pajtohet me asgjë që nuk pajtohet Serbia dhe prandaj e ka kundërshtuar Rambujenë, Pakon e Ahtisarit, prandaj ka mashtruar e nxjerrë njerëz në rrugë.
Zyberaj ka thënë po ashtu se Mon Balaj e Arben Xheladini janë vrarë sepse i mashtroi Kurti, dhe ky u pajtua për Zajednicën sepse u pajtua Serbia.
Postimi i tij i plotë:
Tradhtar, Rrenc, Mashtrues.
Albin Zajednica.
Ky nuk pajtohet me asnje gja nuk pajtohet Serbia.
Prandaj e ka kundershtu Rambujen, sepse nuk eshte pajtu Serbia.
Prandaj e ka kundershtu Pakon e Ahtisarit, sepse nuk eshte pajtu Serbia.
Prandaj mashtronte e nxirrte njerez ne rruge kur Kosova, pregatitej te shpallte pavaresine, sepse nuk eshte pajtu Serbia.
Atehere u vrane 2 veta, Mon Balaj e Arben Xheladini sepse i mashtroi Albin Kurti.
U pajtua vetem per Zajednicen, sepse u pajtua Serbia.