Tottenham Hotspur e kanë shkarkuar edhe trajnerin e përkohshëm, Cristian Stellini.
Stellini e kishte marrë nën udhëheqje të përkohshme klubin pas largimit të Antonio Conte-së.
Ky shkarkim vjen pas performancave të dobëta që Tottenhami ka vijuar t’i ketë, e që kulmoi me disfatën turpëruese prej 6:1 nga Neëcastle Unitedi gjatë fundjavës.
“Cristiani do të largohet nga roli i tij aktual bashkë me stafin e tij të trajnerëve. Cristiani erdhi në një kohë të vështirë në sezonin tonë dhe dua ta falënderoj për sjelljen e tij profesionale që ai me stafin e tij të trajnerëve e kanë shfaqur gjatë një kohe kaq sfiduese”, ka thënë pronari i Spursave, Daniel Levy.
“Ia dëshirojmë të mirën atij dhe stafit të tij!”