‘Të armatosur’ me 4,000 vezë dhe një kamion me sheqer dhe krem, pastiçerët francezë të mërkurën përfunduan një tortë me luleshtrydhe 121,8 metra të gjatë, e cila sipas tyre është më e gjata në botë e bërë ndonjëherë.
Youssef El Gatou mblodhi së bashku 20 kuzhinierë për të bërë kryeveprën 1.2 tonëshe, e cila u desh një javë për t’u përfunduar dhe u shtrua në tavolina në një shesh patinazhi në qytetin Argenteuil në periferi të Parisit, për ta inspektuar banorët.
Përpjekja kapërceu një tortë me luleshtrydhe 100,48 metra të gjatë, e bërë në qytetin italian të San Mauro Torinese në vitin 2019
Torta e El Gatou ka përdorur gjithashtu 350 kilogramë luleshtrydhe, 150 kilogramë sheqer dhe 415 kilogramë krem.
Për të fituar rekordin në librin Guiness, torta duhej të ishte të paktën tetë centimetra e gjerë dhe tetë centimetra e gjatë.
Logjistika ishte aq e vështirë sa skuadra “përdori ndezës për të ngrohur tasin” për përzierjen e kremit, tha gruaja e shefit të kuzhinës, Nadia El Gatou.
El Gatou tha se që në fëmijëri kishte dashur të vendoste një rekord.
“Unë isha duke kërkuar për një produkt, ose një pastë franceze, dhe gjithashtu doja të theksoja prodhimet e fermës, kështu që luleshtrydhet franceze dhe produktet si qumështi, kremi dhe gjalpi”, tha ai për AFP.